Nuk është kurrë vonë për Perëndinë
29. Qershor E Hënë

“I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj” Isaia 57:18 NLT

A po pyet: “Mos është shumë vonë për Perëndinë që të bëjë diçka me mua?”. Nuk është kurrë shumë vonë për Perëndinë! Në Shkrim ne lexojmë për njerëzit e thyer që Perëndia i ngriti lart në mënyra të mrekullueshme. Ai përdori Moisiun, një vrasës, për të çliruar skllevërit hebrenj. Ai përdori Jakobin, një gënjeshtar dhe një mashtrues, që të përmbushte premtimin e Tij bërë Abrahamit. Ai madje përdori edhe Rahabin, një prostitutë, në linjën familjare mesianike. Dhe nëse Perëndia i çliroi ata, Ai mund të të çlirojë edhe ty. Në fak, kjo duhet të të çlirojë ty në një jetë lirie. Një person që është me të vërtetë i thyer së brendshmi, e kupton realitetin e Gjonit 15:5, ku Jezusi tha: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (NLT). Një person i thyer, që ka mësuar të varet tek Perëndia është një forcë që duhet të meret parasysh. Kur ti shikon një të kaluar të mbushur me dështime, është e vështirë të shohësh një të ardhme të ndritur, ashtu siç është e vështirë që të ngasësh makinën kur shikon në pasqyrën e pasme. Ti duhet t‘i hedhësh sytë herë pas here tek pasqyra e pasme, por nëse vazhdon të fokusohesh tek ajo do të lëndosh veten dhe të tjerët. Prandaj xhami i përparmë është shumë më i madh se sa pasqyra e pasme – ai të tregon se ku duhet të shkosh përpara në të kundërt të vendit ku ke qenë! Kur ti kthehesh tek Perënda, Ai do të të falë, do të të restaurojë dhe do të të përdorë për qëllimet e Tij. Ai tha: “I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj, do ta udhëheq dhe do t'i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar. Unë krijoj frytin e buzëve.” (Isaia 57:18-19 NLT). Fjala për ty sot është—nuk është kurrë vonë për Perëndinë!