Jepi Perëndisë gjithë lavdinë
1. Korrik E Mërkurë

“Që asnjë mish të mos mburret përpara tij” 1 Korintasve 1:29

Tregohet historia e një qukapiku i cili ndërsa po çukiste në një pishë, ajo u godit nga një rrufe dhe u nda më dysh nga maja deri në fund. Qukapiku mezi po u besonte syve. Ai u largua pak, pa pemën për një moment dhe u largua fluturimthi. Ai u kthye më vonë, duke udhëhequr nëntë qukapikë të tjerë. Më pas, me një krekosje e krenari të madhe, ai tregoi pemën dhe tha: “Ja ku e keni zotërinj, ashtu siç u tregova!”. Tani le të bëhemi seriozë. Për sa kohë që t’i kujtohesh për t‘i dhënë Perëndisë nderimin për sukesin tënd, Ai do të vazhdojë të të përdorë dhe të të bekojë. “Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti” (Jakobi 1:17 NKJV). Kjo do të thotë që çdo gjë e mirë që ti shijon sot dhe çdo gjë e mirë që ti do të kesh nevojë nesër, është një “dhuratë” prej Perëndisë. Pali shkruan: “Që asnjë mish të mos mburret përpara tij”. Në qiell nuk ka mburrje, vetëm lavdërim. Pse? Sepse ti nuk mund të mburresh për mënyrën se si shkove në qiell; kjo ka të bëjë krejtësisht me hirin e Perëndisë. Dhe ti nuk mund të mburresh për atë që ke bërë për Perëndinë përpara se të shkosh në qiell, sepse ka qenë krejtësisht thirrja e Perëndisë për ty. Ai thotë: “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri” (Isaia 42:8 NKJV). Sërish Ai thotë: “Tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu” (Isaia 43:7 NKJV). Lutja e Zotit përfundon me këto fjalë: “Jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë” (Mateu 6:13). Për sa kohë? “Përjetë. Amen”.