Ti nuk mund t’i besosh gjithmonë ndjenjave të tua
17. Shtator E Enjte

“Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër” Jeremia 17:9 NLT

Ne të gjithë njohim njerëz që kanë qëllime të mira, të cilëve, kur u kërkon të bëjnë diçka ti nuk je i sigurt nëse do e çojnë punën deri në fund. Pavarësisht se sa të mirë janë, ata janë njerëz që nuk mund t’u zësh besë. Edhe ndjenjat e tua janë si këta njerëz; shumicën e kohës ti nuk mund të mbështetesh tek ato, sepse ato nuk janë në të njëjtën linjë me atë që është më e mira për ty. Ato janë më shumë të interesuara që të arrijnë atë që duan. Për shembull, ndjenjat tona mund të na ngazëllejnë për të shkuar për të bërë pazar kur ne nuk kemi para për të harxhuar Ato na nxisin të hamë një tortë kur ne po përpiqemi që të shmagim kaloritë e tepërta. Ato na shtyjnë që të qëndrojmë zgjuar vonë duke punuar apo duke parë TV, kur ne e dimë se ditën tjetër do na duhet të zgjohemi herët. Thënë shkurt, ndjenjat tona janë të paqëndrueshme. Ato ndryshojnë si era. Po, është e vërtetë se sa shumë pushtet u japim atyre në jetën tonë. Si besimtarë, ne kemi diçka më të mençur dhe më të besueshme për t’u mbështetur se sa ndjenjat tona dhe kjo është Fjala e Perëndisë. Kur ne kemi ndjenja të forta për diçka, nuk është gjithnjë e lehtë për të përcaktuar nëse ne jemi në të njëjtën linjë me Perëndinë ose jo. Jeremia na thotë: “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë? Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t’i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij” (v. 9-10 NLT). Dhe Ai e bën këtë nëpërmjet Fjalës së Tij, e cila “është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës” (Hebrenjve 4:12 AMPC). Ja ku ke rezultatin: Nëse je i interesuar me të vërtetë që të qëndrosh mbi ndjenjat e tua, ti do e lejosh Fjalën e Perëndisë që të jetë faktori përcaktues në gjithë vendimet e tua.