Prit derisa gëzimi yt të vijë
22. Shkurt E Hënë

“Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi” Psalmi 30:5 NKJV

Dhimbja është një pjesë e pashmangshme e jetës dhe rritjes; një pjesë dobiprurëse! Ndalo dhe merr në konsideratë dobitë e saj:

(1) Ajo të tregon se kur në trupin tënd ka diçka që nuk shkon dhe që ka nevojë që të kurohet.

(2) Ajo të detyron që të pranosh një gjendje për të cilën ti nuk ke menduar; një gjendje të tillë që mund të të marrë edhe jetën.

(3) Ajo të detyron që të ri-rregullosh përparësitë e tua dhe programin tënd dhe të kërkosh ndihmë.

(4) Ajo të detyron që t’i nënshtrohesh trajtimit që mund të mos të të pëlqejë, duke besuar se ai do të të bëjë të plotë. A po e kap idenë? Sado e çduditshme të të duket, sa më shumë që që t’i druhesh dhe t’i rezistosh dhimbjes, aq më shumë ajo mund ta rrisë efektin që ka mbi ty. Ajo që ne i rezistojmë, vazhdon, dhe sa më shumë që t’i rezistosh dhimbjes aq më e madhe ajo bëhet. Kur një gruaje shtatzënë i fillojnë dhimbjet e lindjes, këshilla që ajo merr në përgjithësi prej skuadrës mjekësore është që të “qetësohet”. Ata e dinë se sa më shumë që ajo ta luftojë dhimbjen, aq më e fortë ajo do të bëhet dhe aq më shumë do të zgjatet procesi i lindjes.

Ndaj, kur ti të jesh duke përjetuar dhimbje, mos lufto kundër saj. Ec bashkë me të dhe lejoje atë që të përmbushë qëllimin e saj. Bibla thotë: “Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë” (Jakobi 1:2-4 NLT). Prandaj, fjala për ty sot është—mëso ta durosh këtë stinë të dhimbjes duke e ditur se Perëndia të ka premtuar gëzim në anën tjetër të saj!