Mbaje ndërgjegjen tënde të pastër
23. Shkurt E Martë

“Dhe jep dëshmi me mua ndërgjegja ime me anë të Frymës së Shenjtë” Romakëve 9:1 AMPC

Pali shkruan: “Dhe jep dëshmi me mua ndërgjegja ime me anë të Frymës së Shenjtë”. Vër re, se kur Fryma e Shenjtë i flet ndërgjegjes tënde, ndodhin dy gjëra. Së pari, Ai ndriçon zemrën tënde me të vërtetën. Së dyti, Ai të nxit për atë që duhet të bësh. Disa gjëra mund të jenë “të duhura” për të tjerët dhe “të gabuara” për ty. Pse? Sepse Perëndia ka një plan të veçantë për jetën tënde dhe Ai nuk do që ti të ndikohesh negativisht apo madje të dalësh nga shinat.

Lexo Shkrimet e mëposhtme dhe merri në konsideratë duke u lutur sipas tyre: “Prandaj unë përpiqem [duke bërë të vdesin dëshirat e trupit tim, dëshirat e mia mishore, orekset fizike dhe dëshirat e kësaj bote, duke u përpjekur me çdo mënyrë] të kem vazhdimisht një ndërgjegje (të palëkundur, të patëmetë) të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve” (Veprat 24:16 AMPC). “Duke pasur besim (duke e lënë gjithë personalitetin njerëzor tek Perëndia në besim dhe siguri të plotë) dhe ndërgjegje (të pastër) të mirë, sepse disa, duke e hedhur poshtë [ndërgjegjen e tyre], u bënë lundërthyerje në besim” (1Timoteut 1:19 AMPC). “Dhe ta ruajnë misterin e besimit  [të vërtetën e krishterë të fshehur prej njerëzve të paperëndishëm] me ndërgjegje të pastër” (1Timoteut 3:9 AMPC). “Lutuni për ne, sepse ne besojmë se kemi ndërgjegje (të pastër) të mirë, duke dashur të sillemi mirë në çdo gjë” (Hebrenjve 13:18 AMPC).

Si një fëmijë i shpenguar i Perëndisë, kur ti mëkaton me dëshirë dhe nuk pendohesh, ti humbet ndjenjën e paqes dhe gëzimit dhe nuk pranon atë që je në të vërtetë. Prandaj, fjala për ty sot është – mbaje ndërgjegjen tënde të pastër.