Të shkosh përpara apo të kthehesh pas
1. maj e mërkurë

“Kudo që të shkosh ti, do të shkoj edhe unë” Ruthi 1:16 NKJV

Libri i Ruthit ilustron ndryshimin midis atyre që ecin përpara me besim e rrezikojnë dhe atyre që i jepen frikës, nuk rrezikojnë dhe e humbin më të mirën që Perëndia ka për ta. Libri fillon me këto fjalë: Në kohën kur qeverisnin gjyqtarët, vendin e pllakosi zia, dhe një njeri nga Betlehemi i Judës shkoi të banojë në vendin e Moabit me gjithë gruan dhe dy bijtë e tij” (vargu 1, NKJV). Gjërat shkuan mirë për pak kohë, më pas ndodhi e keqja. Në fillim burri i Naomit, Elimeleku, vdiq, dhe ajo mbeti me dy bijtë e saj. Ata u martuan me gra vendase të quajtura Orpah dhe Ruth dhe më pas edhe djemtë vdiqën. E dërrmuar nga hidhërimi, Naomi vendosi të kthehej në Betlehem dhe i këshillon dy nuset e saj të qëndrojnë në Moab, me shpresë që të gjejnë burra dhe të krijojnë familje.

Këtu del ndryshimi midis dy grave. Orpah vendosi të qëndrojë në Moab, edhe pse ishte vendi ku kishte përjetuar dhimbje dhe kohëra të vështira. Pse? Sepse ishte vendi që njihte. Ishte zona e saj e rehatisë. Ajo nuk kishte besim për të shkuar përpara. Ruthi ishte ndryshe. Ajo i tha Naomit: “Kudo që të shkosh ti do të shkoj edhe unë, dhe kudo që të rrish ti do të rri edhe unë; populli yt do të jetë populli im, Perëndia yt do të jetë edhe Perëndia im” (vargu 16, NKJV). Orpah shkoi mbrapa, Ruthi shkoi përpara. Dhe ia vlejti. Në Betlehem, ajo takoi Boazin, burrin e saj të ri. Jo vetëm që ishte i pasur, por ai u kujdes mirë për të dhe ata patën një bir nga pasardhja e të cilit doli mbreti David dhe Zoti ynë i bekuar Jezus. Perëndia shpërblen besimin, jo frikën. Kështu që fjala për sot është: është koha të largohesh nga e kaluara dhe të ecësh përpara.