Duke u marrë me dyshimet e tua (2)
8. Prill E Enjte

“Po nuk e pashë...unë nuk do të besoj” Gjoni 20:25 NIV

Disa prej nesh e kanë marrë mesazhin e Krishtërimit dhe e kanë vendosur atë në një kuti me emërtimin “Mos pyet—mos thuaj”. A je ndjerë ndonjëherë sikur të duhet leje për të qarë kur ke humbur një person të dashur? Ose je ndjerë i frikësuar për të pranuar: “Unë vërtet nuk e di me siguri?”. Historia e Thomait dyshues na mëson se jo vetëm që është në rregull që të dyshosh—por ndonjëherë është e domosdoshme! Nëse nuk e bën këtë, nuk do të rritesh. Ti do të përfundosh me përgjigjet e dikujt tjetër dhe në shumë raste ato do të jenë të papërshtatshme për pyetjet e tua – madje edhe atëherë kur je i ndershëm mjaftueshëm për t’i bërë ato.

Pyetje: A të ka shtyrë ndonjë shpirt fetar me qëllime të mira në një cep dhe është përpjekur të të bëjë të besosh se pyetjet e tua janë një fyerje për Krishtin? Nëse po, është koha që të dëgjosh rishtas fjalët e ëmbla të Atij që i njeh dyshimet dhe frikërat e tua më shumë se sa vetë ti: “Paqja me ju!...Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!”.

Është në rregull të lutesh: “Zot, ashtu si Thomai unë ende luftoj me disa dyshime. Ende nuk e kam përmbledhur jetën time. Kjo s’ka për të ndodhur derisa të jem me Ty. Faleminderit që më pranon në betejat e mia dhe që nuk i injoron pyetjet e mia. Thomai më në fund arriti në pikën ku mund të thoshte: “Zoti im dhe Perëndia im”. Faleminderit që je i durueshëm me mua ndërsa përpiqem ta arrij atë vend”. Ndaj, si ja dalim ne përmes dyshimeve tona? Njësoj si Thomai! Duke u përballur me ta me ndershmëri, duke i çuar ata tek Jezusi dhe duke u rritur frymërisht si rrjedhojë e tyre