A mund ta paguash çmimin?
3. Maj E Hënë

‘Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt’ 1 Korintasve 9:26 MSG

Vrapuesit e distancave të gjata nuk përqëndrohen vetëm tek shpejtësia, por tek qëndresa. Ata ecin me një ritëm të tillë në mënyrë që ndërsa i afrohen vijës së finishit, të mund të tërheqin të gjitha ndalesat. Pali tha: “Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën; madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t'u përjashtuar” (v. 26-27 MSG). Për vrapuesit e distancave të gjata, heqja dorë nuk është një mundësi. Pavarësisht vonesave dhe zhgënjimeve përgjatë rrugës, ata e dinë se nuk do të jenë kurrë të kënaqur po të qëndrojnë ulur në anë të rrugës duke përgëzuar ata që kanë paguar çmimin për të vrapuar në garë.

Prandaj, nëse ti je lloji i personit që dëshiron të përmbushësh qëllimin e dhënë prej Perëndisë në jetë – atëherë jep gjithçka që ke. Lufto për të dhe mos harro se Jezusi tha: “Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë” (Luka 12:48 MSG). Është një gjë që të arrish sukses; është një gjë tjetër që të menaxhosh presionet që vijnë bashkë me të. “Jezusi...e përfundoi këtë garë...Sepse ai nuk i hoqi sytë kurrë prej qëllimit të tij...ai mund të përballej me çdo gjë” (Hebrenjve 12:2 MSG). Të kesh diçka të cilën mezi po e pret ta arrish, të aftëson që të durosh. Dhe Perëndia do të të ekspozojë ndaj kundërshtisë dhe kriticizmit për ta forcuar karakterin tënd; në këtë mënyrë, kur bekimet dhe përgjegjësitë e mëdha të vijnë, ti do të jesh i aftë që t’i përballosh. Suksesi është i mundur vetëm kur ti ke një pasion për të kapërcyer vijën e finishit.

Prandaj, pyetja është: a mund ta paguash çmimin? Kur presioni vjen, ti mund të qëndrosh si Nehemia kur ai rindërtoi muret e Jeruzalemit dhe t’u thuash këtë kundërshtarëve të tu: “Puna ime është shumë e rëndësishme, kështu që nuk ndaloj dot” (Nehemia 6:3 CEV)? Nëse përgjigjia jote është po, fiksoji sytë tek qëllimi dhe vrapo deri tek vija e finishit.