Pyet dhe dëgjo
20. Korrik E Martë

‘U hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë’ Zbulesa 12:10 NIV

 

A ke qenë ndonjëherë fajtor se ke akuzuar dikë përpara se t’i njihje të gjitha faktet? Nëse po, dije se ti po tërheq të njëjtin fund litari ashtu si Satani, ‘akuzuesi’ zyrtar i bijve të Perëndisë. Bibla thotë: ‘Paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë’ (v. 10 NIV). Pjekuria emocionale dhe frymërore kërkon që ti së pari të përpiqesh të kuptosh në vend që të bësh një akuzë të nxituar. Shiko shembullin që Perëndia na dha në kopshtin e Edenit. Ai, shumë lehtësist mund të kishte thënë: ‘Adam dhe Eva, ju mëkatarë mosmirënjohës, unë s’duhej t’ju kisha besuar kurrë juve në kopshtin e Edenit’.

Stili jo akuzues i përballjes së Perëndisë me Adamin dhe Evën  për mëkatin e tyre siguron një model të fuqishëm për ata prej nesh që përpiqen të flasin përpara se të zotërojnë gjithë informacionin e duhur. Bibla thotë: ‘Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”. Ai u përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha”. Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?” (Zanafilla 3:9-11 NKJV). Vëre që Perëndia i dinte tashmë përgjigjet ndaj të treja pyetjeve që Ai bëri. Megjithatë, Ai i dha Adamit një mundësi që të shpjegonte anën e tij të historisë. Dhe në rastin e Adamit, ai nuk mundi.

Sidoqoftë, parimi hyjnor ende qëndron: të bësh një pyetje qartësuese dhe të dëgjosh me kujdes ndaj përgjigjes janë hapat kryesorë në mposhtjen e prirjes tënde për të kritikuar ose akuzuar. A je akuzuar ndonjëherë me pa të drejtë? Nëse po, mos ja  bëj këtë të tjerëve.  Pyet dhe dëgjo!