Rritja frymërore është një projekt në grup
14. Shtator E Martë

‘Shkojmë në shtëpinë e Zotit’ Psalmi 122:1 NKJV

 

Psalmisti tha: ‘U gëzova kur më thanë: “Shkojmë në shtëpinë e Zotit”. A ndjehesh edhe ti kështu për shtëpinë e Zotit? Dhe nëse jo, përse? Pali shkruan: ‘Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes, mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin, në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë’ (Efesianëve 2:19-22).

Ka kohë kur ti ke nevojë të jesh vetëm me Perëndinë në lutje; ka kohë kur ti e gjen përgjigjen që po kërkon vetëm kur je me popullin e Perëndisë. Kur ata që banohen prej Frymës së Perëndisë takohen për të adhuruar, mësuar, inkurajuar dhe shërbyer, Perëndia shfaqet në një mënyrë të fuqishme. Ti rritesh frymërisht ndërsa përjeton praninë e Tij, dëgjon Fjalën e Tij dhe ke bashkësi me vëllezërit dhe motrat e tua në Krishtin. Sa herë që ti mblidhesh me anëtarët e trupit të Krishtit, kjo të kujdton se ti je në anën e fituesve.

Është e vështirë të festosh vetëm. Kur ti ke diçka për të festuar, ti zakonisht mblidhesh me njerëz në mënyrë që të ndash gëzimin apo jo? Jezusi është aq i lumtur për fitoren e Tij në kryq, saqë Ai na thërret së bashku çdo javë për të festuar atë që Ai ka përmbushur për ne. Dhe festimi, njësoj si rritja frymërore, është një projekt në grup.