Mos u shqetëso, Perëndia do të kujdeset për ty
16. Gusht E Martë

“Nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur” Psalmi 37:25 NKJV

Nëse je i shqetësuar se do t’ia dalësh ose jo të jetosh me pak financa, lexo: “Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore. Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë” (vargjet 23-25, NKJV). Ti mund të jesh në cepin e një shkëmbi sot, por Zoti nuk do të lërë të biesh. Dhe nëse bie, Ai do të të kapë. “Dhe ju do të hani me bollëk dhe do të ngopeni, dhe do të lëvdoni emrin e Zotit, Perëndisë tuaj, që për ju ka bërë mrekulli” (Joeli 2:26 NIV).

Mjaft u përpoqe të bësh gjithçka vetë dhe fillo të mbështetesh tek Zoti. “Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë. Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. Vendose besimin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar” (Psalmi 37:3-5, NLT). Zoti mund mos të të japë çdo gjë që do, por Ai do të të japë çdo gjë që të nevojitet: “Mos u shqetësoni, pra duke thënë: ‘Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?’. Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t'ju shtohen” (Mateu 6:31-33 NLT).

“Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet” (Psalmi 55:22 NLT). Mos u shqetëso, Zoti do të kujdeset për ty!