Të rrisësh fëmijë të mirë në një botë të trazuar (1)
11. maj e shtunë

“Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë” Fjalët e Urta 22:6, ERV

Nëse je një prind, a dëshiron ndonjëherë ta bësh prindërimin nga e para – një mundësi të dytë për t’i rritur fëmijët e tu? Me përvojën e marrë, ti mendon se do ta bësh mirë kësaj rradhe! Prindërimi është shpërblyes dhe të nxit fajin në të njëjtën kohë. Është shpërblyes, sepse ne i duam fëmijët tanë dhe ata na sjellin gëzim. Të nxit fajin, sepse ne fajësojmë veten për gabimet dhe fatkeqësitë e tyre. “Ku kam gabuar si prind?”. Nuk ka prind të përsosur dhe nuk ka një metodë universale, sepse çdo fëmijë lind unik.

Psikologët na thanë se fëmijët lindin “fletë boshe”, duke pritur që ne të shkruajmë udhëzimet e jetës tek ata. Nuk është tamam kështu! Bebet janë njerëz të vegjël. “Mbruajtur në paudhësi … lindur në mëkat” (shiko Psalmi 51:5). Ata na janë dhënë që ne t’i zbulojmë ndërsa përpiqemi t’u japim formë shpirtërisht, moralisht, shoqërisht dhe intelektualisht. Në moshën shtatë vjeçare, ata kanë mësuar 75 përqind të çdo gjëje që do të dinë. Por edhe pse nuk ka një formulë për sukses që funksionon për të gjithë, ka parime të dhëna nga Perëndia të cilat funksionojnë pavarësisht nëse je prind apo gjysh ose dikush që merret me fëmijë.

Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket” (Fjalët e Urta 22:6, ERV). Vër re disa fjalë kyçe këtu. “Mësoji”, që do të thotë t’i japësh informacion në një mënyrë të vazhdueshme dhe të kuptueshme. Fëmijët mësojnë më mirë me figura. Fëmijët më të rritur kanë nevojë që ne të përdorim gjuhë bashkëkohore. Nëse ata “nuk e kuptojnë”, me shumë mundësi nuk ia kemi mësuar mirë! “Fëmijë” do të thotë mjaftueshëm i rritur për të kuptuar. “Në një mënyrë sipas nevojave të tyre” do të thotë të njohësh personalitetin dhe aftësitë e tyre dhe ta japësh mësimin që t’i përkojë atyre. Kur parimet e Perëndisë i shkojnë karakteristikave të veçanta të një fëmije, ai me shumë mundësi do t’i përshtatet atyre dhe do t’i ndjekë.