Të kesh një të folur të kontrolluar nga Fryma (1)
1. maj e premte
“Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur” Jakobi 3:2
Bibla thotë: “Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur…është gjithashtu i aftë t'i vërë fre gjithë trupit. Ja, u vëmë fre në gojë kuajve që të na binden” (v. 2-3). Nëse i keni vënë ndonjëherë frerë një kali, e dini që freri që rrëshqet mbi kokën e kalit dhe pas veshëve të tij ka një "fre", një shufër metalike që futet në gojën e tij dhe shtrihet sipër gjuhës së tij. Kur kalorësi dëshiron që kali të ndalet, ai tërheq frerët dhe freri shtyp poshtë mbi gjuhën e tij. Kalorësi që kontrollon gjuhën e kalit në fakt mund të kontrollojë të gjithë trupin e kalit - ta drejtojë atë djathtas ose majtas dhe ta ndalojë me një tërheqje të thjeshtë të frerëve.
Po kështu, gjuha juaj duhet të vihet nën kontrollin e Frymës së Shenjtë. Një kalë nuk mund të vërë frerë vetë; ai që e zotëron atë i vendos frerë. Sado që mundohesh, nuk mund ta kontrollosh gjuhën tënde me përpjekjet e tua. A nuk ke thënë gjëra që do të doje t’i tërhiqje mbrapsht? A nuk ke shkaktuar telashe për veten dhe të tjerët me disa nga gjërat që ke thënë? Dhe a nuk ke thënë gjëra që, duke parë prapa, nuk mund t’i besosh se kanë dalë vërtet nga goja jote? Problemi është se ajo që thua nuk buron nga goja jote, por nga zemra jote: “Sepse ç’ka zemra qet goja” (Mateu 12:34). Prandaj, pasja e një të folure të kontrolluar nga Fryma është rezultat i të qënurit i mbushur me Frymën dhe me pasjen e një zemre të përkushtuar ndaj bërjes së vullnetit të Perëndisë në çdo rrethanë.

