Besoji Perëndisë për gjëra më të mëdha
4. maj e shtunë

“Ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit” Filipianëve 1:6, NIV

Shumë prej nesh kemi një ëndërr me përmasat e Perëndisë brenda nesh, por kemi kaq frikë nga dështimi saqë as nuk përpiqemi. Nuk mund ta imagjinojmë se si mund të ndodhë. Kështu, që nuk veprojmë për të. Ja një sfidë: mos u shqetëso për rezultatin. Ai nuk është përgjegjësia jote. “Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit”. Ti thjesht duhet të veprosh. Nuk ka pse të jetë diçka e madhe; në fakt, me shumë mundësi do të jetë diçka e vogël. Çdo gjë e madhe fillon si e vogël. Por nëse i kryen gjërat e vogla sikur të jenë të mëdha, Perëndia do t’i bekojë ato dhe do t’i përdorë.

A. W. Tozer ka thënë: “Një këndvështrim i ulët i Perëndisë është shkaku i qindra ligësive të vogla. Një këndvështrim i lartë i Perëndisë është zgjidhja e dhjetra mijëra problemeve të përkohshme”. Vëre se si Pali u lut për besimtarët në Efes: “Dhe t’u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët, dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij” (Efesianëve 1:18-19, MSG). Ne nuk mund ta imagjinojmë çfarë Perëndia mund të bëjë. Kjo do të thotë se ne nuk mund ta imagjinojmë dot se çfarë mund të bëjmë ne nëse i japim Perëndisë kontroll mbi jetët tona. Fuqia e Tij nis një reaksion zinxhir. Dhe me energjinë e Tij që punon brenda nesh, ne mund të përmbushim çdo gjë që Ai na thërret të bëjmë.