Bëje sot!
14. Maj E Shtunë

‘Ai u përgjigj: “Nesër”’ Eksodi 8:10 NKJV

Çdo fatkeqësi që Perëndia dërgoi mbi Egjipt vinte në lojë një prej perëndive të tyre. Për shembull, egjiptianët adhuronin një perëndeshë me kokën e një bretkose, kështu që Perëndia u dërgoi atyre shumë bretkosa. Në fund, Faraoni e thirri Moisiun dhe i tha: ‘Dakord. Heq dorë’. Por kur Moisiu e pyeti atë: ‘Kur dëshiron që t’i heq qafe bretkosat?’. Përgjigjia e Faraonit ishte klasike; ai tha: ‘Nesër’. Ai duhet të ketë qenë i çmendur. Përse do të priste edhe një minutë më shumë për heqjen e bretkosave? Por ne bëjmë të njëjtën gjë apo jo? Ne i zvarrisim gjërat duke i vonuar ndryshimet që e dimë se janë të mira për ne. Mbase ne nuk shqetësohemi. Mbase jemi shumë letargjikë për të ndryshuar. Mbase kemi frikë sepse nuk e dimë se çfarë do të sjellin ndryshimet. Mbase ne jemi shumë krenarë dhe kokëfortë. Cilado qoftë arsyeja – ne zvarritemi.

Inxhinierët e hapësirës së NASA-s na thonë se pjesa më e madhe e karburantit që përdoret në nisjen e një rakete digjet gjatë sekondave të para të ngritjes. Duhet një energji dhe shtytje shumë e madhe për ta ngritur raketën lart nga platforma e lëshimit. Në momentin që ajo lëviz dhe është drejtuar drejt orbitës, ajo ka nevojë për shumë më pak karburant dhe është më e thjeshtë që ta kontrollosh dhe ta drejtosh. Ajo e ka mposhtur inercinë. Është një gjë ta dish se Perëndia mund të zgjidhë problemin tënd dhe të ndryshojë jetën tënde. Është një gjë tjetër të fitosh mbi inercinë tënde dhe ta lejosh Atë që të fillojë ta bëjë këtë tani! Ne vazhdojmë të themi: ‘Në një nga këto ditë...’.

E vërteta është, që Jezus Krishti ka fuqinë për të bërë ndryshime në jetën tënde sot. Ai do të të japë fuqinë për të filluar dhe fuqinë për të vazhduar. Nuk është shumë vonë. Ai mund ta mendë jetën tënde sërish. Prandaj, fjala për ty sot është – bëje sot!