Si fara që rriten brenda teje
21. Qershor E Martë

“Ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë…që vepron ndër ju që besoni” 1 Thesalonikasve 2:13 NKJV

Kur lexon Fjalën e Zotit dhe e beson e vepron sipas saj, ajo është si fara që rritet brenda teje. Ajo farë ka jetë! Në botën natyrale, ti nuk ke pse të kuptosh procesin se si rriten farat; ti thjesht duhet t’i ujisësh, t'i rrisësh dhe t’i mbrosh ato. Po e njëjta gjë është edhe me Shkrimin. Pali shkruan: “Se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni” (vargjet 13 NKJV). Vëre frazën “që vepron ndër ju”. Fjala e Zotit vetëmbahet; nuk ka nevojë për të tjerët që ta vërtetojnë.

Në Dhjatën e Re, kur Jezusi po ecte mbi ujë drejt dishepujve të Tij, Pjetri tha: “Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra" (Mateu 14:28 NIV). Jezusi I tha atij vetëm një fjalë: “Eja!” (vargu 29 NIV), dhe Pjetri filloi të ecte. Dishepujt e tjerë ndoshta nuk besonin se Pjetri mund ta bënte. Kjo sepse ata nuk e kishin kuptuar se kush po i fliste Pjetrit. “Menduan se ishte një fantazmë” (Marku 6:49 NIV)! Ka një mësim këtu për të gjithë ne. Kur Zoti të flet përmes Fjalës së Tij, mo sprit që të gjithë ta kuptojnë, të jenë dakord ose të të mbështesin. Është vetëm njerëzore që të kërkojmë disa njerëz që të shohin atë që ti shikon dhe të besojnë atë që ti beson. Por në këtë Shkrim, Perëndia na përgatit për mospranim nga ata që nuk e kuptojnë çfarë Zoti na ka thënë.

Nëse nuk je i kujdesshëm, mendimi i të tjerëve mund të të bëjë të dyshojë atë që ka thënë Zoti. Ndonjëherë Ai konfirmon atë që të ka thënë nëpërmjet të tjerëve dhe ndonjëherë jo. Por për sa kohë që ti ushqehesh me Fjalën e Tij dhe e beson ajo do të veprojë në ty.