Mos e kurse – jepe!
24. Qershor E Premte

“Se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve…unë me siguri do të të bekoj” Zanafilla 22:16-17 NKJV

Zoti nuk do të të kërkojë atë që ti nuk e ke, por ndonjëherë do të të kërkojë për atë gjë të cilën ti do ta mbash për vete. Pse? Që të shohë nëse ka ndonjë gjë të cilën ti e vlerëson më shumë se Atë. Abrahami u provua si askush tjetër në histori. Por ai e kaloi provimin dhe u bekua ashtu si shumë pak njerëz të tjerë në histori. Imagjino të të thotë vetë Zoti: “Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj” (vargu 2 NKJV).

A mund të imagjinosh pyetjet që do të vinin ndër mend? S’është çudi që Abrahami u quajt “miku i Perëndisë” (Jakobi 2:23 NKJV) dhe “ati i të gjithë atyre që besojnë” (Romakëve 4:11 KJV). Dhe kur provimi mbaroi, Zoti tha këtë: “Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke, unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij. Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim” (Zanafilla 22:16-18 NKJV).

Prandaj, që shtrohet është pyetja është kjo: Çfarë po të kërkon Zoti? A po lufton me të? A po e mban për vete atë që Ai do apo je i gatshëm ta japësh të gjithën? Isaku ishte fara më e vështirë që Abrahami duhej të mbillte. Por ajo farë prodhoi të korrat e një bekimi më të madh se çdo gjë që Abrahami kishte ëndërruar ose menduar ndonjëherë. Çfarë po të kërkon Zoti të bësh sot? Kur i thua ‘po’ Atij, ti do të përjetosh një nivel krejt tjetër të bekimit në jetën tënde. Provoje dhe shiko!