E korra jote është rrugës
14. prill e diel

“Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si” Marku 4:27 NKJV

A ke mbjellë një “farë” besimi dhe tani po pyet veten se kur do ta marrësh “të korrën” që Perëndia ka premtuar në Fjalën e Tij? Nëse po, lexo këtë: “Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe. Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.   Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra. Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes” (v. 26-29 NKJV). Përpara se të marrësh të korrën e bekimit që Perëndia ka premtuar, ti kalon përmes disa fazave.

Së pari, është faza e “mos njohjes”. Fara jote është nën tokë. Si dhe kur do të vijë e korra jote kjo I takon krejtësisht Perëndisë. Por ti duhet të besosh që do të ndodhë. Më pas, vjen faza e “majucës”. Është vetëm një majucë vogël që fryn në erë, por mjafton për të të inkurajuar dhe për të të bërë të ditur se korrja jote është në rrugë e sipër. Më pas, vjen faza e “kokës”. Fara ka filluar të mbijë dhe duket ashtu siç ti je lutur. Ky është momenti kur ti duhet ta ujisësh atë me lutje, ta plehërosh me Fjalën e Perëndisë dhe ta mbrosh atë prej çdo gjëje apo çdokush që do ta shkulë atë përmes dyshimit dhe mosbesimit. Së fundmi, ti hyn tek faza “grurë i plotë”, kur gruri piqet dhe ti menjëherë e merr të korrën. Cilado qoftë faza në të cilën gjendesh sot, qëndro fort dhe vazhdo t’i besosh Perëndisë. E korra jote është rrugës.