Erëra të kundërta (1)
9. dhjetor e shtunë
“Erërat ishin të kundërta” Veprat e Apostujve 27:4 KJV
Kur ti nisesh për të bërë çfarëdolloj gjëje për Perëndinë, Armiku do të sigurohet që ti të përballesh me “erëra të kundërta”. Në fakt, nëse nuk po lundron kundra erës, me shumë mundësi je në drejtimin e gabuar! Bibla thotë se Jezusi u “tundua nga djalli” (shiko Mateu 4:1 KJV). Satani nuk ndaloi kurrë, edhe natën para se Jezusi të kryqëzohej kur “Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët” (Luja 22:3 NLT). Reimar Schultze thotë: “Kudo që të shkosh sot, Satani do të përpiqet që të të kapë në ndonjë cep rruge, në zyrë ose në fushë. Ai do të të bëjë të biesh nëse del nga shtëpia pa vënë armaturën tënde shpirtërore; nëse e lë brezin e së vërtetës...në dollap, parzmoren e drejtësisë…tek dera, këpucët e ungjillit poshtë krevatit, ose nëse e lë mburojën e besimit, shpatën e Frymës dhe helmetën e shpëtimit pas teje…nëse thua në mëngjes: “Do të lutem kur të më vijë mundësia sot,” ti sapo hoqe dorë nga fitorja jote. Shumë më para se fjalët e gabuara të dalin nga goja jote, ti do ta shohësh frutin e ndaluar dhe do të shfaqësh një qëndrim të papërshtatshëm. Gjëja më e pamend që mund të bësh është të dalësh nga shtëpia i pa armatosur dhe shpirtërisht lakuriq.
Një i pamend thotë: “Nuk kam kohë të lutem”, por më vonë… ai gjen shumë kohë për tu përpjekur të riparojë dëmin e moslutjes…Të ndjekësh Jezusin nuk është gjë e thjeshtë…çdo gjë e mirë në mbretërinë e Tij…nga Adami e më tej ka ardhur tek ne përmes burrave dhe grave që kanë qëndruar me Të kur gjërat bëheshin të vështira. Historia biblike e kishës mbaron me këto fjalë fitimtare: “Dhe kështu mbërritëm në Romë” (Veprat e Apostujve 28:14 NLT).