Pozita jote dhe gjendja jote
2. Qershor E Premte
‘Ne jemi drejtësuar në sytë e Perëndisë me anë të gjakut të Krishtit’ Romakëve 5:9 NLT
Bibla thotë: ‘Por Perëndia e tregoi dashurinë e tij të madhe ndaj nesh duke dërguar Krishtin të vdiste për ne ndërsa ne ishim ende mëkatarë. Dhe meqënëse ne jemi drejtësuar në sytë e Perëndisë me anë të gjakut të Krishtit, ai me siguri që do të na shpëtojë prej zemërimit të Perëndisë…Prandaj ne mund të gëzohemi në marrëdhënien tonë të re, të mrekullueshme me Perëndinë sepse Zoti ynë Jezus Krisht na ka bërë miq të Perëndisë’ (v. 8-9, 11, NLT). Perëndia të do dhe të pranon ashtu siç je. Dhe bëhet edhe më mirë. Ai të sheh si të pafajshëm. Në ç’mënyrë? ‘Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të’ (2 Korintasve 5:21 NIV).
Vër re fjalët ‘në të’. Imagjinoje veten duke futur një letër në një zarf e më pas ta ngjisësh atë. Ti nuk mund ta shohësh më letrën apo ta lexosh përmbajtjen e saj, sepse ajo është ‘në’ zarf. A e kape idenë? Gjithmonë kujto që ka një ndryshim midis pozitës tënde dhe gjendjes tënde. Kur ti e vendos besimin tënd në Krishtin, ti je pozicionuar si ‘i drejtë’. Ti thua: ‘Po përsa i përket gjendjes sime? Unë ende dështoj’. Puna e Frymës së Shenjtë që banon përbrenda teje është që ta ngrejë gjendjen tënde në nivelin e pozitës tënde. ‘Dhe ne të gjithë…transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi prej Frymës së Zotit’ (2 Korintasve 3:18 NLT).
Si e bën Fryma e Shenjtë këtë? Ai të çdo tek vend i pendesës ku ti pastrohesh. Vër re, pozita jote në Krishtin nuk ndryshon, por gjendja jote është në ndryshim të vazhdueshëm ndërsa ti bëhesh gjithnjë e më i ngjashëm me Krishtin.