Prano dobësitë e tua
15. dhjetor e hënë
“Nga të dobët u bënë të fuqishëm” Hebrenjve 11:34
Një pastor shkruan: “Në fillim të shekullit të njëzetë, një psikolog pionier i quajtur Alfred Adler propozoi teorinë kundërintuitive të kompesimit. Adleri besonte se dobësitë e dukshme shpesh herë dalin se janë avantazhe të fshehura, sepse na detyrojnë të zhvillojmë qëndrime dhe aftësi të cilat pa to, do të kishin mbetur të pazbuluara. Dhe vetëm ndërsa ne kompesojmë për ato disavantazhe, dhuntitë tona më të mëdha na zbulohen. Shtatëdhjetë përqind e studentëve të artit që Adleri kishte studiuar kishin anomali optike. Ai vëzhgoi se disa nga kompozitorët më të mirë të historisë, Mozarti dhe Bethoveni ndër ta, kishin shenja degjenerative në veshët e tyre. Ai citoi një gamë të gjerë profesionesh, me njerëz të cilët shfrytëzonin dobësitë e tyre duke zbuluar pikat e tyre të forta. Adleri doli në përfundimin se dobësitë e dukshme, si difektet në lindje, sëmundjet fizike dhe varfëria, mund të shtyjnë drejt suksesit. Dhe ky sukses arrihet pavarësisht atyre dobësive të dukshme. Ai arrihet për shkak të tyre …
Në një studim mbi pronarët e bizneseve të vogla … 35 përqind e tyre thoshin se ishin disleksikë … Kjo dobësi e detyroi këtë grup sipërmarrësish të merreshin me aftësi të tjera. Disa prej tyre u bënë më të mirë në komunikimin gojor, sepse leximi ishte shumë i vështirë për ta. Të tjerët filluan të mbështeteshin në aftësitë shoqërore të zhvilluara mirë për të kompesuar për sfidat që kishin kaluar në shkollë. Dhe të gjithë ata zhvilluan një etikë pune e cila mund të kishte qëndruar e fjetur nëse leximi do të kishte qënë i thjeshtë për ta … Aftësitë tona më të mëdha mund të jenë të fshehura tek dobësitë tona më të mëdha, nëse mësojmë t’i shfrytëzojmë”. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta lavdërosh Perëndinë për dobësitë dhe sfidat e tua.

