Ti mund ta thyesh zakonin e keq
30. tetor e premte
“Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën” Romakëve 12:21
Kur filluam marrëdhënien tonë me Krishtin, nisëm një udhëtim për gjithë jetën për t’u bërë njerëzit që Perëndia na krijoi të jemi. Gjatë këtij procesi, mësojmë si të kapërcejmë dobësitë tona dhe të mbështetemi në fuqinë e Perëndisë. Kjo shpesh do të thotë të mësojmë të ndërpresim zakonet e këqija. Disa nga këto zakone janë të dukshme, si alkooli dhe droga. Disa nuk janë aq të dukshëm, si përhapja e thashethemeve, zilia dhe gjykimi i të tjerëve. Perëndia nuk dëshiron që të kontrollohemi nga emocionet dhe impulset tona — Ai dëshiron që të kemi fitore.
Ndërprerja e një zakoni të keq kërkon marrjen e një serie vendimesh të mira, një pas një tjetrit. Shumica prej nesh përpiqemi ta bëjmë këtë vetë, pa ndihmën e Frymës së Shenjtë, por me kalimin e kohës kuptojmë se nuk mund ta bëjmë këtë pa ndihmën e Perëndisë. Jezusi tha:
“Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë” (Gjoni 14:26,). Por Fryma e Shenjtë nuk do të shfaqet thjesht pa ftuar; duhet të kërkosh ndihmën e Tij. Bibla thotë se ne mund të mposhtim të keqen me të mirën. Kjo është një nga sekretet më të mëdha në Fjalën e Perëndisë. Është shumë më e lehtë të marrësh vendimin e duhur kur je i përqendruar tek Perëndia dhe tek fitorj jote, në vend të frikës nga dështimi. Jezusi u tha dishepujve të Tij: “Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët” (Mateu 26:41). Kjo do të thotë se, nëse lutesh dhe e ruan vigjilencën, ti mund ta thyesh zakonin e keq.

