Qëndro në Fjalën e Perëndisë (2)
21. maj e martë

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar dhe atij do t’i jepet” Jakobi 1:5, NIV

Kur duhet të kalosh një provim të vështirë. Frika e dështimit mund ta shkaktojë trurin tënd të ngrijë atëherë kur mendimet duhet të të rrjedhin lirshëm. Kur e di se ke bërë më të mirën për të studiuar dhe përgatitur veten, besoji Perëndisë me rezultatin dhe qëndro në Fjalën e Tij: “Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë. Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar” (Psalmi 37:3-5, NKJV). “M'u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di” (Jeremia 33:3, NKJV). “Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj” (Psalmi 91:15, NKJV). “Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë” (Gjoni 14:26, NKJV). “Dhe ç'të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij” (1 Gjonit 3:22, NKJV).

Mos ki frikë; Perëndia do të vijë me ty kur të jetë koha për ta dhënë atë provim. Shumë më para se ti të luteshe, Ai ishte duke përgatitur zemrën dhe mendjen tënde: “Dhe do të ndodhë që, para se të më kërkojnë, unë do të përgjigjem; do të jenë akoma duke folur dhe unë do t'ua plotësoj” (Isaia 65:24, NKJV). Prandaj, mbaje trupin drejt dhe ec në klasën e provimit duke e ditur se Perëndia është me ty!