Spiranca për shpirtin tënd (1)
14. shtator e shtunë

‘Sepse këtë natë m’u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej, duke thënë: “Pal, mos druaj”’ Veprat e Apostujve 27:23-24

Ndërkohë që të gjithë të tjerët në varkën e Palit ishin në një gjendje paniku, ai qëndroi në qetësi. Pse? Për shkak të tre të vërtetave të mëdha që shërbejnë si spirancë për shpirtrat tanë, të vërteta mbi të cilat mund të ndërtosh jetën tënde, ku do të mund të mbështetesh gjatë stuhive. Le t’i shohim një e nga një. Së pari, të mbështetur tek prania e Perëndisë. Në mes të stuhisë, Pali shpalli: ‘Sepse këtë natë m’u shfaq një ëngjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej, duke thënë: “Pal, mos druaj”’. Stuhitë e jetës nuk mund të na ndajnë kurrë nga Zoti. Edhe kur ne nuk e shohim Atë, Ai na shikon ne. Ne mund të ndjehemi sikur Ai është një milion milje larg, por Ai po kujdeset për ne. Perëndia dërgoi një emisar personal, një ëngjëll, për t’i thënë Palit: ‘Unë jam me ty. Unë të shoh ty në stuhinë e detit Mesdhe në atë varkë të vogël’. E vërteta është se Zoti është me ty në stuhinë që ti po kalon sot dhe nëse të duhet siguria e pranisë së Tij, medito për këto vargje dhe qëndro në to: ‘“Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet”, thotë Zoti, që ka dhembshuri për ty’ (Isaia 54:10 NIV). ‘Dhe ja, unë jam me ty dhe do të të mbroj kudo që të vesh dhe do të të sjell përsëri në këtë vend; sepse nuk do të të braktis para se të bëj atë që të kam thënë’ (Zanafilla 28:15 NIV). ‘Sepse vetë Perëndia ka thënë: “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis”’ (Hebrenjve 13:5). Kështu që, bëje Fjalën e Perëndisë spirancën e jetës tënde sot dhe mos lejo asgjë që të të lëvizë!