Të dallosh të rremen nga e vërteta
15. janar e mërkurë
“Sepse Satani vetë shndërrohet në engjëll drite” 2 Korintasve 11:
Tek 2 Korintasve 11, Pali na zbulon katër mënyra në të cilat Satani vepron si një fallsifikues mjeshtëror. Si fillim, ai siguron një shpëtimtar të rremë: “Sepse Satani vetë shndërrohet në engjëll drite”. Kështu që edhe pse ka kulte të cilat predikojnë Jezusin, ata nuk predikojnë Krishtin e Krishtërimit. Së dyti, Satani prezanton shërbëtorë të rremë: “Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit … Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre” (vargjet 13, 15). Së treti, Satani sjell shenjtorë të rremë: Pali i identifikon këta vëllezër të rremë si ata të cilët duken si vëllai ose motra jote nga jashtë por fshehtazi janë armiqtë e tu përbrenda (shiko Galatasve 2:4).
Më tej, Satani na ofron një shpëtim të rremë: “Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar” (Galatasve 1:8). Nuk janë domosdoshmërisht të krishterët të cilët shtiren si fëmijët e djallit, por të paperëndishmit që shpesh ngjajnë sikur janë të drejtë. Perëndia mund ta dallojë një mëkatar nga një shenjtor dhe ti do t’i zbulosh që të dy si brenda kishës ashtu edhe jashtë saj. Dhe kjo është një gjë e mire, sepse ekspozimi ndaj predikimit të vazhdueshëm të Biblës i ndryshon njerëzit. Jezusi asnjëherë nuk tha se kisha ishte e përsosur dhe as ne nuk duhet ta themi. Dija e këtyre të vërtetave nuk duhet të na bëjë krenarë dhe gjykues. Përkundrazi, duhet të na bëjë mjekë të hirit dhe mëshirës së Perëndisë dhe të na bëjë të jemi më të përkushtuar ndaj Krishtit.