Gjurmët e Perëndisë
15. tetor e mërkurë
“Gjurmët e tua nuk u njohën” Psalmi 77:19
Psalmisti shkroi: “Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën” (vargu 19). Kur nuk i sheh dot “gjurmët” e Perëndisë, Ai po të thërret që të ecësh me besim, jo me anë të asaj që sheh (shiko 2 Korintasve 5:7). Joni Eareckson Tada shkroi: “Disa muaj më vonë, do të jetë përvjetori i një historie tragjike humbjeje dhe një dëshmi e pakrahasueshme e besnikërisë së Perëndisë…Do të kem qënë në karrige me rrota për 47 vite…aq e rëndësishme sa një rrahje zemre në histori dhe gati asgjë krahasuar me përjetësinë. Por për një qënie njerëzore në tokë e bërë nga mishi dhe gjaku, 47 vite është një kohë e gjatë. Çdokush që vuan…do sigurinë se në një farë mënyre, gjërat do të jenë mirë në fund. Ne duam të dimë se Perëndia është në qendër të vuajtjes sonë. Tek Romakëve 8 ne e kemi këtë siguri: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij” (vargu 28 ESV)…
Perëndia ka kaq pushtet në botë sa çdo gjë që prek jetët tona…është e urdhëruar në atë mënyrë që t’i shërbejë të mirës sonë. Kjo është e vërtetë edhe nëse përballemi me kancerin, marrëdhëniet e thyera, humbjen e punës, falimentimin financiar…ose edhe një qafë të thyer në moshën 17 vjeçare. Shpresa e fortë e besimtarit nuk është se ne do t’i arratisemi “gjërave të këqija”…por se Perëndia do t’i transformojë mundimet tona në instrumente të mëshirës së tij për të na bërë neve mirë…Romakëve 8:29 zbulon se vuajtjet tona janë të vogla dhe të shkurtra…krahasuar me peshën e lavdisë që po grumbullojnë për ne në parajsë. Kështu që përballoje dhimbjen dhe mundimin edhe pak. Këto gjëra po zgjerojnë kapacitetin e shpirtit tënd për gëzimin, adhurimin dhe shërbimin në qiell”.