Lumi i Perëndisë
5. dhjetor e enjte
“Vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishtën në bregun e lumit” Eksodi 2:3 NKJV
Mamaja e Moisiut e futi atë në një shportë, e vendosi në lumin Nil dhe rryma e çoi tek vajza e Faraonit, e cila e adoptoi dhe e bëri pjesë të familjes së Faraonit. Dyzet vitet e tij të ardhshme kaluan duke e përgatitur atë për një nga detyrat e tij më të mëdha: eksodin. Ka një mësim këtu. Lumi e çoi nga një vend pa shpresë dhe me mjerim tek një vend ku çdo gjë u bë e mundur. Dhe Perëndia mund ta bëjë këtë për ty gjithashtu.
- Lumi i hirit të Tij mund të lajë mëkatet e tua, të të veshë me drejtësinë e Krishtit dhe të të sjellë në një marrëdhënie të re me Perëndinë.
- Lumi i fuqisë së Tij mund të të çojë nga vendi i mposhtjes tek vendi i fitores.
- Lumi i mençurisë së Tij mund të të çojë nga vendi i gabimeve dhe i hutimit tek vendi i vizionit dhe suksesit.
- Lumi i sigurisë së Tij mund të të çojë nga vendi i mungesës tek vendi i bollëkut.
Kjo mund të thotë se Perëndia do të duhet të të shkëpusë nga ata të cilët të shkatërrojnë, sepse nuk e kuptojnë atë për të cilën Ai të ka thirrur të bësh dhe të të lidhë me një rreth të ri miqsh. Ose të të vendosë në një kishë ku mund të ndërtohesh shpirtërisht dhe të të ndihmojë të pajisesh për të përmbushur planin e Perëndisë për jetën tënde. Si skllave, mamaja e Moisiut nuk mund ta kishte çuar tek vajza e Faraonit. Por Perëndia mundte. Dhe Ai e bëri. Dhe atë që Perëndia bëri për Moisiun, Ai do ta bëjë për ty nëse ti e kërkon Atë në lutje dhe ndjek udhëzimet e Tij.