Thuaj të vërtetën
3. maj e premte

“Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij” Fjalët e Urta 12:22 NLT

A je në një situatë ku gënjeshtra duket si një zgjedhje më e mirë? Veçse nëse do që të kesh ndonjë problem midis teje dhe Perëndisë – mos e bëj! “Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij”. Kur ti gënjen, ti lëndon Perëndinë, të tjerët dhe veten. “Ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta” (Fjalët e Urta 11:3, NLT).

Gënjeshtra ka gjithmonë pasoja për shkak të këtyre gjërave:

  1. Perëndia të dëgjon. Kur ti vendos të lutesh, gjëja e fundit që ti do të duash të diskutosh me Perëndinë është gjëja e parë që Ai do të diskutojë me ty, pandershmëria jote!
  2. Ta heq vetëbesimin përpara Perëndisë. Bibla thotë: “Shumë të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë; dhe ç'të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij” (1 Gjonit 3:21-22, NLT).
  3. Rrezikon të zbulohesh. Mbaj mend: “Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një cast” (Fjalët e Urta 12:19 NLT). Kur njerëzit zbulojnë se ke gënjyer, ata e humbin respektin që kanë për ty, besimi i tyre bie dhe një reputacion për të cilin të janë dashur vite ta ndërtosh vuan një goditje nga e cila nuk mund ta marrësh më veten.

Pali shkruan: “Në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin, që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës, dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës. Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njëri me tjetrin” (Efesianëve 4:21-25, NLT).