Të kalosh nga dështimi në sukses (2)
7. maj e martë

“Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël, e ardhmja jote do të jetë e madhe” Jobi 8:7-8, NKJV

Është më e thjeshtë të njohësh suksesin duke parë mbrapa sesa kur shikon përpara. Për disa prej nesh, mund të duhen shumë vite deri sa ta njohim suksesin tonë, ta gëzojmë atë dhe të ndihemi të sigurt në të. Kjo, sepse na mungon një këndvështrim i duhur. Në pikën e tij më të gjerë, lumi Misisipi kërkon një urë të çeliktë të gjerë dy milje për ta kaluar; ndërsa tek burimi i tij, përroi është aq i vogël sa mund të hidhesh mbi të.

Shumica e gjërave fillojnë të vogla! A e ke dëgjuar Lutjen e Paqes? Është kështu: “Perëndi, më jep paqen për të pranuar gjërat të cilat nuk mund t’i ndryshoj dot, kurajo për të ndryshuar gjërat që mund t’i ndryshoj dhe dituri që të dalloj ndryshimin”. U tha për herë të parë në një kishë të vogël në Massachusetts nga teologu Reinhold Niebuhr gjatë një shërbese mëngjesi të diele. Vetëm një grup i vogël njerëzish ishin në kishë atë ditë, por një person e pëlqeu lutjen dhe pas shërbesës, ai i kërkoi Niebuhrit një kopje. “Ja”, iu për gjigj Niebuhr, duke i dhënë një copë të zhubrosur letre. “Dyshoj se do të më duhet më”. Epo, gjeje çfarë? Pas Lutjes së Zotit, është lutja më e përdorur në botë. A nuk është ironike se si lutja e Niebuhrit u bë kaq e njohur? Qartësisht, këndvështrimi i tij nuk ishte shumë i mire, sepse ai nuk e dinte se çfarë kishte.

Me këtë histori ndër mend, lexo këtë Shkrim edhe një here, dhe me të vërtetë mendo për të: “Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël, e ardhmja jote do të jetë e madhe”. Me ndihmën e Perëndisë, mund ta kthesh dështimin tënd në sukses dhe të shkosh të bësh gjëra më të mëdha.