Frikacakët nuk fitojnë; Fitimtarët nuk heqin dorë.
14. nëntor e enjte
“Nga të dobët u bënë të fuqishëm” Hebrenjve 11:34
Këmbëngulja dhe mospranimi i braktisjes së vegimi tënd të ktheu prapë dhe prapë dhe prapë sërish deri sa më në fund ja dole mbanë. Përpiqu të imagjinosh si do ishte jeta pa llambën apo pa vaksinën e polios. E megjithatë Tomas Edisoni dhe Jonas Salk jetuan përmes kapitujsh të pafundëm provash dhe dështimesh derisa ja dolën mbanë.
Njerëzit e suksesshëm i marrin parasysh dështimet e tyre dhe mësojnë prej tyre. Ata i analizojnë me kujdes, rregullojnë çfarë nuk shkoi mire dhe i përdorin për të ndrequr gabimet e për të vazhduar përpara. Kështu që shpesh, ne fillojmë projekte me gëzim dhe entuziazëm. Risia e asaj që po bëjmë na shtyn që të ecim përpara. Më pas diçka shkon keq dhe ne ndalojmë. Projekti dukej më i thjeshtë se ç’ishte dhe ne nuk jemi përgatitur për të punuar me të dhe të qëndrojmë me të, kështu që heqim dorë. Por ata që heqin dorë nuk fitojnë dhe fitimtarët nuk heqin dorë. Dhe si një fëmijë i shpëtuar i Perëndisë, ti ke një plus të madh: “Ndihma me vjen nga Zoti” (Psalmi 121:2).
Mendo për këtë! Me Zotin e gjithë situatave dhe rrethanave që po të ndihmon, me kalimin e kohës do të fitosh. Ke një burim force dhe drejtimi të padështueshëm nga ku të marrësh. Moisiu jetoi përmes kritikave, tradhëtisë dhe ankesave të vazhdueshme, e megjithatë ai drejtoi migrimin më të madh të njerëzve në historinë e njerëzimit. Si e bëri? Bibla na e jep përgjigjen në dy fjali: “Sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi … sepse qëndroi i patundur sikur të shihte të padukshmin” (Hebrenjve 11:26-27). Prandaj, mbaji sytë drejt Zotit, vazhdo të shohësh përpara drejt shpërblimit tënd të premtuar dhe do të fitosh.
Mirënjohje
Jakes, 64 Mësime Për Një Jetë Pa Kufij, 192.