A e beson këtë?
19. prill e shtunë

“Ai që beson në mua … nuk do të vdesë kurrë” Gjoni 11:25-26

Autori Chuck Swindoll na flet për çiftin, martesa e të cilit kishte qënë një betejë pesëdhjetë vjeçare. Burri vdiq dhe i ngeli gruas për të zgjedhur një gur varri. Ajo foli me gurgdhendësin dhe i tha: “Nuk dua të bëj diçka luksoze ose të harxhoj shumë para. Thjesht gdhend fjalët: “PËR BURRIN TIM” në një vend të përshtatshëm tek guri”. Ajo shkoi të vizitonte varrin e tij dhe për tmerr, lexoi këto fjalë: “PËR BURRIN TIM … NË NJË VEND TË PËRSHTATSHËM”.

Swindolli shkruan: “Një histori humoristike ndihmon të fshehë dhimbjen dhe hutimin përsa i përket vdekjes, por në fund, e qeshura ndalon sepse vdekja vjen gjithsesi. Humori, sado mirë na bën të ndjehemi, nuk ka fuqi për ta ndaluar vdekjen. A e mban mend shprehjen: “Mos e merr jetën seriozisht, nuk ke për të dalë i gjallë prej saj”? Epo, e vërteta është, se ne duhet ta marrim jetën dhe vdekjen seriozisht, sepse ne do dalim gjallë. Të gjithë do përballemi me jetë pas vdekjes, sepse të gjithë kemi shpirtra të përjetshëm. Ne do jetojmë diku përgjithmonë. Pyetja është ku. Dhe “ku” varet nga se si ne i përgjigjemi kësaj pyetjeje të Jezusit: “Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?”. Vetëm Jezusi ka fuqinë e ringjalljes. Dhe siguria jonë për ta kaluar përjetësinë me Të në qiell varet nga përgjigja jonë … Nëse themi “Po”, duke i kërkuar Jezusit të na falë mëkatet dhe të përkushtohemi për ta ndjekur Atë si Zot – vetëm atëherë do të kemi fuqinë e Tij për të jetuar në dispozicionin tone … vetëm atëherë mund të përballemi me fundin e kësaj jete me pritje të qetë dhe të lumtur”.