Ti mund ta rrëzosh atë fortesë
11. qershor e enjte

“Sepse armët e luftës sonë…janë…të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat” 2 Korintasve 10:4

Ashtu si Jerikoja ishte një fortesë në Kanaan edhe ne kemi fortesa në jetën tonë. Pali shkroi:
“Sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat, që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë” (vargjet 4–5). Një fortesë është një “argument” ose një “lartësi” që “ngrihet kundër njohjes së Perëndisë”. Ajo është një bindje, pikëpamje ose besim që përpiqet të ndërhyjë në të vërtetën. Një fortesë është një premisë e gabuar që mohon premtimin e Perëndisë. Ajo “ngrihet kundër njohjes së Perëndisë” (v. 5). Përpiqet të përforcojë problemin dhe të minimizojë aftësinë e Perëndisë për ta zgjidhur.

A ka një ndonjë fortesë që po të mban lidhur? A flet ti gjuhën e pamundësisë? Perëndia nuk mund të më falë (fortesa e fajit). Nuk mund ta fal atë person (fortesa e mllefit). Gjërat e këqija gjithmonë më ndodhin mua (fortesa e vetëkënaqësisë). Duhet të jem në krye (fortesa e krenarisë). Nuk meritoj të duhem (fortesa e refuzimit). Nuk do të rimëkëmbem kurrë (fortesa e humbjes). Duhet të jem i mirë, ose Perëndia do të më refuzojë (fortesa e performancës). Jam vetëm aq i mirë sa dukem (fortesa e pamjes). Vlera ime barazohet me pasuritë e mia (fortesa e materializmit). Shumë të krishterë madje nuk e njohin fare ekzistencën e këtyre fortesave në jetën e tyre. Por ti nuk ke pse të jesh mes tyre. Perëndia të ka dhënë armët e lutjes, Shkrimit, Emrit të Jezusit, gjakut të Jezusit, bashkëpunimit me të tjerët, etj. Dhe të gjitha së bashku kanë “fuqi hyjnore për të shkatërruar fortesat” (v. 4).