Mos u digj (2)
23. qershor e hënë
“Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë” Gjoni 15: 11
Që të mos kalosh në rraskapitje, bëj këtë: (1) Bashkoju një grupi mbështetës. Pyete veten: kush e luan rolin e Palit për Timoteun tënd? Kush të mëson që të lutesh ashtu si Jezusi dhe Gjon Pagëzori mësuan dishepujt e tyre? Me kë mund t’i ndash betejat e tua? Bibla thotë: “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij” (Fjalët e Urta 27:17). Bashkëpunëtorët në shërbesë i kuptojnë nevojat e tua fizike, emocionale dhe frymërore dhe mund të të sugjerojnë praktika rifresukese frymërore.
(2) Përdori dy gërmat e alfabetit—JO—pa kërkuar falje. Njihi dhuntitë e tua dhe kufizimet e tua. Përballu me frikërat e tua; mos i shmang ato duke i varrosur ato dhe duke pretenduar se ato nuk ekzistojnë. Dhe përmbi të gjitha, përpiqu që të shmangësh rënien në një gjendje të pafuqisë. Merr kohë që të zhvillosh strategji të dobishme përballjeje. Mos imagjino se ngjarjet e zakonshme janë katastrofa. “Ata kanë ardhur për të më kapur” është një shenjë e rraskapitjes! Dhe mos iu përmbaj vetëm një këndvështrimi për shkak të inercisë. Ashtu si rrobat e dala jashtë mode, ajo mund të bëhet e papërshtatshme dhe absurde.
(3) Kupto që nuk është gabim që të argëtohesh. Trupi yt nuk do të të lejojë që të qeshësh dhe të zhvillosh një ulçerë në të njëjtën kohë – dhe kjo është një gjë e mirë! Jezusi tha: “Këto gjëra jua kam thënë ... që gëzimi im të mbetet në ju dhe ... gëzimi juaj të jetë i plotë”. Ai gjithashtu tha se në qoftë se “nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve” (Mateu 18:3). Fëmijët nuk përpiqen që ta drejtojnë botën të vetëm dhe as nuk fiksohen pas punës që po grumbullohet; ata jetojnë momentin. I vetmi avantazh që të jetosh me stress është që të takohesh me Jezusin më herët – por po të kishe pasur më shumë kohë, shpërblimi yt mund të kishte qenë edhe më i madh!