Si ta ndërtosh vetëbesimin tënd
21. mars e premte
“Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme” Jeremia 31:3
Pas katërqind vitesh duke jetuar si skllevër në Egjipt, izraelitët u munduan nga vetëbesimi i ulët. Kështu që, Perëndia u tha atyre: “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi. Unë do të të rindërtoj dhe ti do të rindërtohesh” (vargjet 3-4). Vër re fjalën “rindërtoj”. Si mund ta rindërtosh vetëbesimin tënd?
Në tre mënyra: E para, duke besuar në dashurinë e pafituar, të pamerituar, të pandryshueshme, të padështueshme të Perëndisë për ty në çdo kohë. E dyta, duke iu shërbyer dhe dhënë të tjerëve. Kur je viktimizuar në të kaluarën, priresh të përqëndrohesh padrejtësisht vetëm tek vetja. Nuk është se do të jesh egoist, vetëm ndjehesh se kjo është ajo që duhet të bësh për të mbijetuar. Megjithatë, edhe e kundërta është e vërtetë. Të ndihmosh dikë – edhe nëse bën një ndryshim shumë të vogël – të ngre vetëbesimin. Është e vështirë të ndjehesh keq për veten kur po bën diçka të mirë për dikë tjetër. Plus, t’i shtosh vlerë jetës së dikujt tjetër e bën atë njeri të të vlerësojë ty më shumë. Kjo krijon një cikël ndjenjash pozitive nga një njeri tek tejtri.
E treta, të bësh gjënë e duhur edhe kur është e vështirë. Të qënit i vërtetë me veten dhe vlerat e tua është një rritës madhështor i vetëbesimit. Sa herë që bën diçka që ndërton karakterin tënd, bëhesh njeri më i fortë – sa më e vështirë detyra, aq më i madh ndërtimi i karakterit. Në fakt mund të “shtiresh” sikur ndjehesh mirë për veten, sepse karakteri pozitiv rritet drejt çdo fushe të jetës tënde, duke të të dhënë vetëbesim dhe ndjenja pozitive për çdo gjë që bën.